Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ Portieri i Romës "lë nam", "i dhuron" golin kundërshtarit

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Portieri i Romës "lë nam", "i dhuron" golin

Roma ka zhvilluar sot miqësoren e radhës. Të besuarit e Jose Mourinho triumfuan 1-3 ndaj Belenenses, në një 90 minutësh interesant. Më shumë sesa vetë ndeshja do mbahet mend një gafë e bërë nga portieri i romakëve, Rui Patricio, çka bëri që portugezët të kalonin në avantazhin momental.

Në minutën e 15-të, një top i kthyer mbrapa për "gardianin" nuk kontrollohet mirë, çka bën që Ndour të përfitojë dhe të dërgojë topin në rrjetë. Gjithsesi, Roma përmbysi rezultatin, falë golave të Dzeko, Zaniolo dhe Mayoral.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga