
Teksa i gjithë vendi është paralizuar prej situatës së krijuar nga virusi “COVID 19”, shumë futbollistë profesionistë, por edhe të moshave kanë zgjedhur të stërviten në mënyrë individuale. Çdo aktivitet sportive është pezulluar dhe deri në një vendim të ri, futbolli do të vijojë të jetë i “ngrir
Të shumta janë videot që postohen në rrjetet sociale në këto ditë të vështira që po kalon e gjithë bota, ndërsa vlen të veçohet një nga lojtarët e Akademisë “Football Republic”, Kleidi Hoxha. Talenti i vogël 15 vjeçar nuk pushon asnjë ditë, teksa ka zgjedhur kodrat e Selitës për t’u stërvitur.
Duke zbatuar distancimin social, në prani të një trajneri personal, qendërmbrojtësi i Akademisë së Redi Jupit duke mjaft në formë. Ato që bien në sy janë mjetet e zgjedhura për t’u stërvitur. Dy shkopinj që improvizojnë piketat në fushë dhe një top futbolli për të bërë pasime. Mjafton dëshira e mirë për të mos humbur formën dhe shembulli konkret si të stërvitesh vjen nga ky futbollist që është vetëm 15 vjeç. /Newsport.al/