
Maria Bouzkova është çerekfinalstja e parë në turneun e Wimbledon për femra, pasi ka mposhtur kundërshtaren Caroline Garcia me rezultatin e pastër 2-0.
Seti i parë ishte më i vështirë, pasi shkoi fillimisht 5-5, për ta parë Bouzkovan ta merrte me rezultatin e ngushtë 7-5. Në setin e dytë, që i dha dhe fitoren e gjithë ndeshjes, tenistja çeke e pati më të lehtë duke e fituar 6-2.
Francezja Caroline Garcia u përball me formë të shkëlqyer të Bouzkovas. Më poshtë mund të shihni dhe një prej pikëve më të mira të saj gjatë kësaj sfide, e cila fitoi duartrokitjet e publikut.
Poll