Neymar pësoi ditën e djeshme një dëmtim “horror”. Sulmuesi brazilian vendos keq këmbën e majtë dhe u dëmtua rëndë në kavilje. Pas ndeshjes, Neymar doli me paraterica nga stadiumi, ndërsa në Francë kanë zbuluar kohën e rikuperimit.
Fillimisht u mendua se dëmimi ishte më serioz, por “L’Equipe” bën me dije se sulmuesi do të qendrojë të paktën 6 javë jashë fushave. 29-vjeçari mbyll kështu vitin 2021 dhe do të rikthehet në fushë vetëm në mes të muajit janar. Stafi i PSG-së ishte në “ankth” për gjendjen e tij pasi u mendua se lojtari mund kishte pësuar një dëmtim shumë të rëndë, por nga analizat është zbuluar se lojtari do të qendrojë 6 javë larg fushave.
I hope this Neymar Injury will not be as bad as it look
— MoMaYZaNNaH (@muhammadzannah) November 28, 2021
pic.twitter.com/53HFEX9tfN