
Rafael Varane është gati për të nisur eksperiencën te Manchester United.
Mbrojtësi francez është larguar nga Real Madrid pas 10 vitesh, me "djajtë e kuq" që paguan rreth 60 milionë euro për kartonin e 28-vjeçarit.
Varane i ka dhënë edhe "lamtumirën" skuadrës spanjolle, ku nuk munguan përqafimet e përzemërta me shokët e ekipit, trajnerin Carlo Ancelotti dhe sigurisht, presidentin Florentino Perez.
Te ekipi mbretëror, kampioni i Botës u kthye në një nga mbrojtësit më të fortë fizikisht, ku së bashku me Sergio Ramos formuan një dyshe të përsosur, duke arritur që të ndihmonin klubin të fitonte shumë trofe, mes të cilëve 4 Champions League.
Poll