Marseille po fiton 3-1 me Sporting në Champions League. Sfida e Velodrome nisi me 22 minuta vonësë për shkak se miqtë mbetën në trafik.
Dueli menjëherë ka nisur me gol, teksa Trincao shënoi pas 50 sekondash për Sporting. Në minutën 13 dhe 16 kanë qenë Sanchez dhe Harit që kanë përmbysur gjithçka, duke kaluar vendasit në avantazh.
Si të mos mjaftonin dy golat e shpejtë, Adan te Sporting u ndëshkua me të kuq, duke i hapur rrugë edhe golit të tretë të Belardi për rezultatin 3-1.
Poll