Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ "Perla" e Insigne ndaj Belgjikës në vendin e dytë, UEFA zgjedh golin e vitit

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ "Perla" e Insigne ndaj Belgjikës në vendin e

UEFA ka zgjedhur golin e vitit. "Perla" e Mehdi Taremi në sfidën Chelsea-Porto është zgjedhur si goli më I bukur I vitit nga tifozët që e kanë votuar në faqen zyrtare të UEFA-s.

Golat e konsideruar për këtë çmim ishin ato të shënuara midis tetorit 2020 dhe korrikut 2021 në klubet ose gara kombëtare të UEFA-s .

Një komision i UEFA -s përzgjodhi 10 nga golat më të mirë të shënuar në këtë hark kohor nga të cilët tifozët mund të votonin përmes një portali të dedikuar.

Votuesit ishin më shumë se 600 mijë dhe ata zgjodhën golin e Taremi si më të bukurin, në vendin e dytë "perla" e Insigne ndaj Italisë, ndërsa goli i 3-të, Kemar Roofe në fazën e grupeve të Europa League.

10 kandidatët për çmimin e golit më të bukur ishin: 

  • Mehdi Taremi (Chelsea 0-1 PORTO)
    Ndeshja e kthimit në çerekfinale, Ligës së Kampionëve, 13/04/2021
  • Patrik Schick (Skoci 0-2 REPUBLIKA ÇEKE - goli i dytë)
    Faza e grupeve, EURO 2020, 14/06/2021
  • Kemar Roofe (Standard Liège 0-2 RANGERS)
    Faza në grupe, Europa League, 22/10/2020
  • Florian Wirtz (Holandë 1-2 GJERMANI-goli i parë)
    Gjysmëfinale, Europiani U21, 06/06/2021
  • Dele Alli (TOTTENHAM 4-0 Wolfsberg) Raundi i 32-të
    , ndeshja e dytë , Europa League, 24/02/2021
  • Lorenzo Insigne (Belgjikë 1-2 ITALI)
    Çerekfinalet të EURO 2020, 02/07/2021
  • Paul Pogba (FRANC 3-3 Zvicër)
    Raundi i 16-të, EURO 2020, 28/06/2021
  • Sarah Zadrazil (Chelsea 4-1 BAYERN)
    Ndeshja e kthimit të gjysmëfinaleve, Champions League për Femra, 02/05/2021
  • Ferrão (BARÇA 2-0 Dobovec)
    Çerekfinale, UEFA Futsal Champions League, 28/04/2021
  • Paulinho (BRAGA 3-3 Leicester City)
    Faza e grupeve, Europa League, 26/11/2020
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga