Derbi mes Liverpulit dhe Çelsit është mbyllur në barazim 1-1 në Premier Ligë në kuadër të javës së 23-të. Çelsi i Antonio Kontes nuk ka mundur të marrë më shumë se 1 pikë ekipit të Jurgen Klop.
Në fillim janë blutë e Londrës që kalojnë në avantazh në minutën e 25-të me David Luiz, por në pjesën e dytë Liverpul barazoi rezultatin me Vijnaldum në minutën e 57-të. Në këtë mënyrë të dyja skuadrat kanë ndarë nga 1 pikë. Çelsi ndodhet në vendin e parë me 56 pikë, ndërsa Liverpul ndodhet në vendin e katërt me 46 pikë.
http://www.dailymotion.com/video/x5a84yy_dddddddddgcbb_sport