
Fabio Quartararo ka fituar garën e radhës në Moto GP duke dominuar në Çmimin e Madh të Gjermanisë, pasi la pas Johann Zarcon dhe Jack Miller. Ndërkohë, një gabim në fillim nga Francesco Bagnaia që e nisi i pari, i kushtoi italianit daljen nga gara.
Me fitoren e sotme Quartararo vijon dominimin, duke mbajtur vendin e parë në renditjen e përgjithshme të MotoGP. Plot 172 pikë ka francezi që sot e pati fitoren e 3, ndërsa ka arritur 6 podiume.
Spanjolli Espargaro ndjek me 138 pikë dhe Zarco me Ducatin ka 111, duke qenë larg vendit të parë. Gara e radhës është në Holandë, më 26 qershor, të dielën në orën 14:00.
GANA LA SALIDA.@FabioQ20 toma la delantera en este #GermanGP en un arranque muy peleado contra Bagnaia.#MotoGP pic.twitter.com/b9hCXSmYCE
— FASTmag (@Fastmagmx) June 19, 2022