
Partizani ka zhvilluar seancën e radhës stërvitore në kuadër të ndeshjes së kthimit në Kupën e Shqipërisë me Korabin. Klubi i kuq ka shpërndarë në kanalin zyrtar çaste nga përgatitjet e sotme të kryeqytetasve.
Kjo sfidë do të jetë e vlefshme për turin e dytë të Kupës. Në kanalin zyrtar të 16 herë kampionëve të Shqipërisë thuhej:
“
Skuadra ka vijuar sot përgatitjet në kompleksin sportiv Partizani. Nën drejtimin e trajnerit Colella dhe stafit teknik grupi i plotë i lojtarëve kanë zhvilluar seancën e programuar në orën 12:00. Të enjten të kuqtë do të jenë të impenjuar në sfidën e kthimit ndaj Korabit ndeshje e vlefshme për turin e dytë të Kupës së Shqipërisë”.
Poll