
Shqipëria ia ka dalë të sigurojë një medalje ari në kampionatin "European Third League" që po zhvillohet në Qipro. Altleti Franko Burraj ka siguruar vendin e parë, duke ngritur sipër flamurin kuqezi.
Burraj në garën e tij prej 400 metra ka shënuar kohën 46.80 sekonda, duke siguruar medalje ari. Paraqitja e mirë e Burraj i ka hapur rrugën sportistëve të tjerë nga Shqipëria për të arritur suksese në këtë event.
Poll