
Momente paniku në ndeshjen e kampionatit rumun mes Dinamos së Bukureshtit dhe Universitatea Kraiovës.
Protagonist është bërë trajneri i Dinamos, Eugen Neagoe, i cili pësoi infarkt në minutën e 25-të të takimit. Reagimi i stafit mjekësor ishte i menjëhershëm, me Neagoe që u dërgua me urgjencë në spital.
51-vjeçari u rrëzua në pankinë, teksa u desh ndërhyrja e mjekëve dhe e ambulancës, që situata të merrej nën kontroll.
Ndeshja u ndërpre për disa minuta dhe pas konsultimeve u vendos që ndeshja të nis sërish. Mediat rumune raportojnë se trajneri Neagoe ishte përmendur në spital, dhe ndodhet jashtë rrëzikut për jetën.
Poll