Haxhi Neziraj është zyrtarisht një futbollist i Flamurtarit. Mesfushori me tipare sulmuese ka hedhur firmën në kontratë me klubin vlonjat.
Por kush është 23-vjeçari, i cili vite më parë konsiderohej në Zvicër si një talent i padiskutueshëm i futbollit helvet?
I lindur në Luzernë, lojtari me origjinë nga Kosova ka luajtur vetëm në kampionatin e Zvicrës.
Në fillim me Luzernën dhe më pas me Voflen dhe Shafhauzen i huazuar. Një dëmtim i rëndë bëri që të qëndronte për gati një vit larg fushave të blerta.
Neziraj ka luajtur edhe me Shpresat e Shqipërisë, ndërsa shok skuadre te Luzerna ka qenë me Jahmir Hykën.
Këtë merkato janari, 23-vjeçari erdhi te Flamurtari për një periudhë prove. Të dhënat e tij sigurisht që nuk u vendosën në diskutim nga trajneri Gentjan Mezani, por për t'u parë në vazhdimësi në Antalia ishte forma e tij fizike, sepse kishte kohë që nuk luante.
Stafi teknik u bind pas pak ditësh përgatitjesh në Turqi, ndërsa sot, Flamurtari mund të thuhet se ka bërë një "super" goditje në merkato.
Për ta njohur edhe më shumë profilin e futbollistit 23-vjeçar të Flamurtarit ndiqni videon e mëposhtme.
https://vimeo.com/179295505