
Roma ka fituar minimalisht 1-0 në shtëpi ndaj Genoas. Një 3 pikësh me shumë vlera për verdhekuqtë pasi marrin kështu fitoren e dytë radhazi e tashmë renditen në vendin e 4-të me 50 pikë, 3 më pak se Milani dhe 2 më pak se Juventusi që ka një ndeshje më pak.
Ndeshja u vendos që në pjesën e parë nga Mancini. Mbrojtësi italian në të 24-të e dërgoi topin në rrjetë duke i dhënë një fitore të rëndësishme Romës në garën për zonën Champions e tashmë vëmendja është përqendruar te sfida e Europa League ndaj Shakhtar.
Poll