
Kilian Mbappe është duke kaluar një formë fantastike, teksa vijon të shënojë gola të mrekullueshëm. Sulmuesi francez ndihmoi mbrëmjen e djeshme ekipin e tij, me PSG që mposhti Nantes me dy gola. Ish sulmuesi i Monaco gjeti rrugën e rrjetës në fillim të pjesës së dytë, duke kryer një veprim fantastik me thëmbër. Për avantazhin e dyfishtë u kujdes Neymar, që shënoi nga pika e bardhë e 11 metërshit. Paris Sain Germain e gjen veten në vendin e parë, shkëputur pesë pikë nga ndjekësit më të afërt.
Poll