
Cesc Fabregas gjen ekip të ri në moshën 35 vjeçare. Mesfushori spanjoll do firmosë për dy sezone me Como Calcio në Serinë B të futbollit italian. Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano tregon se për dy sezonet e ardhshme, Fabregas do luajë te Como, që kërkon ngjitjen në Serie A.
Veç këtij objektivi, në Itali tregojnë se qyteti, natyra rreth tij dhe liqeni i Comos kanë qenë një shtysë kyçe edhe për familjen e tij që të firmoste në Itali. Në garë me Las Palmas, Cesc pas largimit nga Monaco gjen një strehë të re.
Katër sezonet e fundit 35 vjeçari i kaloi në Francë te Monaco, teksa njihet për aktivizimet te Arsenal, Barcelona dhe Chelsea.
Poll