
Gjermani-Argjentinë 2-2
Ka përfunduar ndeshja miqësore midis Gjermanisë dhe Argjentinës me rezultatin 2-2. Në një ndeshje ku kombëtaren kanë provuar veten e tyre me ndryshimet në skuadër, nuk mungoi rrjedhshmëria e lojës si dhe golat.
Pjesa e parë përfundoi me rezultatin2-0 për Gjermaninë, ku për "panzerat" shënuan Gnabry në minutën e 16 i cili ka depërtuar mbrojtjen argjentinase, ndërsa në të 21' Haverts pas një kundërsulmi dhe kombinimi me Gnabry.
Pjesa e dytë foli për Argjentinën të cilët me ndryshimet e bëra në fushë, ndryshuan dhe rezultatin e ndeshjes. Futja në lojë e Dybala i jep frymëmarrje ekipit të cilët arrijnë të shënojnë dy herë me anë të Alario në të 66' dhe Oscampos në të 85.
Një ndeshje që më shumë se rezultati iu ka shërbyer skuadrave për të parë gjëndjen se ku ndodhen me lojtarët e rinjë të thirrur në ekip.
Germania (4-3-3): Ter Stegen; Klostermann, Süle, Koch, Halstenberg; Kimmich, Can, Havertz; Gnabry, Ëaldschmidt, Brandt.
Argentina (4-3-3): Marchesin; Foyth, Otamendi, Rojo, Tagliafico; Pereyra, Paredes, De Paul; Correa, Lautaro Martinez, Dybala.