
Tifozët e Feyenoord kanë qenë të shumtë në rrugët e Tiranës, por dhe shumë të zhurmshëm e problematikë. Holandezët kanë ardhur me shumicë ditën e djeshme dhe vazhdojnë edhe sot të zbarkojnë në kryeqytet, duke mbushur gjithmonë e më shumë zonat e vënë në dispozicion për ta.
Pak çaste më parë, tifozët e Feyenoord kanë “pushtuar” parkun pranë Pedonales, duke u vendosur në rresht për një dhe duke kënduar të organizuar.
Videon e tifozëve të shumtë të holandezëve, e ka publikuar edhe vetë faqja zyrtare e Feyenoord, që falënderon tifozët për mbështetjen dhe pyet: “Mos jemi në Roterdam?”, referuar numrit të shumtë të tifozëve që kanë ardhur deri në Tiranë për të mbështetur skuadrën e tyre.
KOMEN WIJ UIT ROTTERDAM?! 🙌#romfey • #UECLfinal pic.twitter.com/P79iyZpPkD
— Feyenoord Rotterdam (@Feyenoord) May 25, 2022