
Teksa ekipi i Romës gjendet ende në Tiranë duke shijuar suksesin e fitores 1-0 kundër Feyenoord, në Itali ka nisur festa nga tifozët që nuk mundën të ishin prezentë në stadiumin “Air Albania”.
Siç shihet nga pamjet e servirura nga mediet e huaja, kryeqytetasit kanë dalë në rrugë duke mbushur sheshet kryesore. Këngët e tyre dhe flakadanët e shumtë janë kryefjala e këtyre festimeve.
Skuadra e Romës do të mbahet mend gjatë në histori pasi fitoi trofeun e Conference League, e para në llojin e saj. Më poshtë mund të shihni fragmente nga festimet e tifozëve roman.
Poll