
Po luhej ndeshja gjysmëfinale e Kupës së Hollandës mes Feyenoord dhe Ajax. Amsterdamasit po triumfonin 1-2 deri në minutën e 62 kur ndodhi diçka e pakëndshme. Autori i golit të dytë për Ajax Davi Klassen u godit nga tribunat ku ishin tifozët vendas me një send të papërcaktuar akoma dhe u gjakos në kokë.
Menjëherë trajneri i Ajax mori lojtarët e skuadrës dhe i futi në dhomat e zhveshjes dhe arbitri ndërpreu ndeshjen. Kjo është nga sfidat më të ndezura në Europë dhe në Hollandë sa herë luajnë këto tifozët miq nuk lejohen të udhëtojnë në stadiumin kundërshtar. Takimi rifilloi pas 20 minutash dhe rezultati mbeti i pandryshuar. Ajax kualifikohet kështu në finalen e Kupës, ku do të ketë përballë PSV.
Poll