Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ MURIQI rikthehet sërish të flasë për luftën: Nuk ia uroj askujt, kalimi te Mallorca i duhuri

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ MURIQI rikthehet sërish të flasë për luftën: Nuk
Vedat MURIQI është kthyer në liderin e Mallorcas në La Liga këtë sezon. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës ka arritur të marrë për dore skuadrën spanjolle, ndërsa është ktheyer në një lojtar të vlerësuar në kampionat. Ish-lojtari i Lazios ka folru sërish për faqen zyrtare të La Liga, ku pa prekur luftën duke zbuluar se gjatë luftës në Kosovë si refugjatë në Shqipëri jetuan 50 veta me një dhomë. “Mbaj mend që prindërit më tregonin se para luftës, gjithçka ishte në rregull. Unë e mbaj mend atë që ndodhi në luftë dhe ishte e tmerrshme, një periudhë e errët. E përsëris shpeshherë që asnjë qenie njerëzore nuk duhet ta përjetojë diçka të tillë, u detyruam të largoheshim nga shtëpitë tona. Shkuam në Shqipëri dhe për dy muaj qëndruam në një dhomë me 50 persona të tjerë. Të gjithë ne që kemi përjetuar luftën, iu japim shumë vlerë gjërave të tjera në jetë”, ka theksuar fillimisht lojtari dardan. Muriqi ka deklaruar  se transferimi te Mallorca është zgjedhja më e mirë që ka bërë në jetën e tij. “Në disa raste kam dyshuar për kalimin tim te Mallorca, por në fund mendoj se është zgjedhja më e mirë që kam bërë në jetën time. Më kanë mirëpritur prej ditës së parë dhe kjo më dhuron shumë besim”, përfundoi Muriqi.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga