
Në Budapest ditën e sotme do të zhvillohet finalja e Europa League. Roma dhe Sevilla do të përplasin “brirët” për trofeun e këtij kompëticioni.Duke nisur që nga ora 21:00 e gjithë vëmendja do të jetë në Budapest.
Me verdhekuqtë ka udhëtuar i gjithë ekipi përfishurë edhe Marash Kumbullën. Mbrojtësi i Kombëtares do të jetë mungesa e vetme e Romës në fushën e lojës pas dëmtimit në ndeshjen ndaj Milanit në kampionat. Por kjo gjë nuk e ka penguar shqiptarin të jetë në mbështetje të ekipit.
Sot ai është filmuar në Budapest teksa ecën me paterica me pjesën tjetër të grupit. Kumbulla do të jetë pjesë e skuadrës për të çuar në qiell trofeun në rast se ekipi i tij arrin të dal fitues.
Poll