
Moto GP njeh kampionin e ri të botës. Fabio Quartararo ka siguruar matematikisht titullin kampion dy gara nga fundi, me vendin e katërt në garën e sotme të Emilia Romagna. Francezi i Yamaha arrin një sukses të jashtëzakonshëm, edhe pse duhet dy gara për fundin e sezonit.
Gara e sotme në Itali ishte e fundit në atdhe për doktor Rossin, që në fundin e sezonit do lërë sportin që dha dhe mori shumë. Gara e sotme u fitua nga Marquez, që nuk mundi të ndalë dot suksesin e Quartararo. Gara e tretë e fituar këtë sezon për Marquez.
Renditja e 10 pilotëve në garën e Italisë:
1. Marquez; 2. Pol Espargaro +4,859; 3 Bastianini +12.013; 4. Quartararo +12.775; 5. Zarco +16.458; 6. Rins +17.669; 7. Aleix Espargaro +18.468; 8. Viñales +18.607; 9. Marini +25.417; 10. Rossi +27.735