Kylian Mbappe u zgjodh nga Didier Deschamps kapiteni i ri i Francës. Në këtë mënyë sulmuesi 23-vjeçar do të jetë lideri që do të udhëheqë “Gjelat” në Euro 2024. Edhe pse është vetëm 24-vjeç rëndësia e Mbappe sit e PSG dhe te kombëtarja dihet tashmë.
Ndeshjen e tij të parë me shiritin e kapitenit e festoi më së miri, ku ndaj Holandës arriti të shënonte dopietë në fitoren 4-0. Por francezi nuk është i jashtëzakoshëm vetëm në fushën e lojës, por edhe jashtë saj.
Ashtu siç duhet të bëjë një kapiten i vërtetë edhe Mbappe mbajti fjalim në pushimin mes pjesëve në sfidën me “Tulipanët”.
“Bravo djema, bravo, bravo! Kjo është! Kështu filloni ndeshjet. Kështu duhet të fillojnë ndeshjet. Nuk i lëmë të marrin frymë. Asgjë. Ka një pjesë të dytë. E njëjta gjë përsëri. Ne nuk heqim dorë. Ne shkojmë. Kështu duhet djema!”, thotë mes tjerash Mbappe.
In the changing room at half-time with the score at 3-0 in … ️#FiersdetreBleus pic.twitter.com/mFsf1OR9Av
— French Team ⭐⭐ (@FrenchTeam) March 25, 2023