Sulmuesi i Juventusit, Alvaro Morata ia ka dedikuar golin e djeshëm me fanellën bardhezi Giacomo Vrionit. Lojtari i Kombëtares prej kohësh tanimë është pjesë e bardhezinjve, teksa javët e fundit vuan një dëmtim që e ka mbajtur jashtë nga grumbullimet me kampionët e Italisë.
Goli I djeshëm në barazimin me Beneventon 1-1, shënuar nga Morata ishte për të, me spanjollin që I është drejtuar kamerës duke I dhënë kurajo 20 vjeçarit shqiptar. Ka qenë ky I fundit që në rrjetet sociale ka zbuluar mesazhin, duke falenderuar bashkëlojtarin te Juventus. "Faleminderit nga zemra, të dua shumë", I drejtohet Vrioni sulmuesit Morata.
Poll