
Girona ja doli që me fitoren 1-3 kundër Tenerifes të sigurojë rikthimin në La Liga. Kështu u plotësua dhe numri i 20 skuadrave që luajnë në elitën e futbollit spanjollin sezonin e ardhshëm.
Fitorja në transfertë u festua shumë në Girona, pasi ndeshja e para përfundoi në rezultatin 0-0. Festa filloi fill pas mbarimit të ndeshjes dhe zgjati për orë me radhë.
Të nesërmen ishte autobus i hapur bashkë me lojtarët që bënë paradën e famshme. Incident që mund të rezultonte i madh ndodhi me një prej fotografeve të ekipit, e cila rrezikoi të rrëzohej. Fatmirësisht një prej lojtarëve u ndodh aty për ta shpëtuar atë.
Poll