
Real Madridi merr kryesimin e La Liga-s pas fitores minimale 0-1 në shtëpinë e Espanjol. Vendasit bënë një ndeshje mjaft të mirë në prapavijë, duke mos lejuar shumë hapësira. Casemiro në minutën e 45-të shënon golin që vlen tre pikë, në një moment ''përgjumje'' të kundërshtarve.
Madrilenët kërkuan golin e sigurisë, por e kishin gati të pamundur. Kësisoj, skuadra e Zidane renditet në vendin e parë me 71 pikë, 2 pikë më shumë se sa Barcelona. Takimi i radhës është ndaj Getafes pas vetëm tre ditësh, ndaj nuk ka shumë kohë për të ''festuar'' fitoren e sotme.
Poll