
Milot Rashica nuk ka të ndalur së shënuari. Sulmuesi shqiptar që aktivizohet te Werder Bremen ka shënuar sërish ditën e sotme ndaj Freiburgut.
Në minutën e 10-të Rashica ka marrë një top dhe është drejtuar drejt zonë dhe më pas ka goditur saktë duke e dërguar topin në rrjetë. Sulmuesi është kthyer në një nga lojtarët deçiziv për skuadrën e tij në Gjermani dhe sot ka shënuar golin 4-të sezonal dhe i treti radhazi mes kampionatit dhe Kupës.
Poll