Janë mbyllur katër duelet e Bundesligës gjermane, të nisura në orën 15:30. Bremen i Rashicës ia ka dalë të marrë tri pikë shprese në transfertë, ndërsa zhyt për të katërtën ndeshje në humbje, Schalken. Shqiptari ka dhënë asistin e supergolit të Bittencourt, ndërsa në minutën e 59 ka dalë i fashuar nga loja. Ende nuk dihet grada e dëmtimit, ndërsa Bundesliga vuan kështu lëndimet e shumta.

Në duelet e tjera, Hertha e Berlinit triumfoi 2-0 me Augsburg, Mainz ra në shtëpi 0-1 ndaj Tottenham, ndërsa Frankfurt ia doli të fitojë 1-2 ndaj Wolfsburg.
Bundesliga, java 29 - E shtunë 30 maj 2020 / VIDEO
Hertha Berlin 2-0 Augsburg (Dilrosun 23', Piatek 90')
Mainz 0-1 Hoffeinhaim (Bebou 43')
Schalke 0-1 Werder Bremen (Bittencourt 32')
Wolfsburg 1-2 Frankfurt (Mbabu 58' / Andre Silva 27', Kamada 85')
