
U mendua se futbolli kinez do të përparonte me hapa galopantë, por pas kësaj videoje që do të shihni më poshtë do të bindeni se një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Megjithëse ekipe të ndryshme kanë shpenzuar miliona euro për të pasur në gjirin e tyre futbollistë cilësorë, sërish niveli i futbollit lë për të dëshiruara.
Më poshtë është një fragment i njërit prej takimeve të luajtura në kampionatin kinez. Aksioni është dramatik dhe me fund të papritur. Fillimisht portieri nuk arrin të largojë si duhet topin. Sulmuesi përfiton me portën bosh, por nuk arrin të shënojë. Më pas edhe dy lojtarët e tjerë mundohen të godasin, por dalin huq. Kur e sheh fillimisht të duket si komedi, por në fakt ky është niveli i futbollit të luajtur në Kinë...