
Barcelona ia doli të merrte një fitore të rëndësishme në transfertë. Katalanasit mposhtën 0-2 Sevillian, në një sfidë interesante. I pari që realizoi ishte Dembele. Gjithçka nis nga Messi, i cili jep një assist. I dyti vjen po nga argjentinasi Messi, në fundin e takimit.
Kështu, Barcelona shkon në kuotën e 53 pikëve, në vendin e dytë. Synimi është arritja e Atleticos, që ka dy pikë më shumë. Në krahun tjetër, ekipi nga Sevilla vijon të jetë e katërta me 48 pikë të grumbulluara në kampionat. Të besuarit e Lopeteguit marrin humbjen e parë, pas shumë rezultateve pozitive në kampionat.
Poll