Kombëtarja e Shqipërisë ka mbyllur përgatitjet në “Friends Arena”. Djemtë e drejtuar nga Sylvinho janë ndjerë si në shtëpi, te stadiumi që ndodhet në Solna të Stokholmit.
Kjo pasi një flamur gjigant shqiptar ndodhej në disa prej sektorëve ku do vendosën tifozët kuqezi. Kujtojmë se ndeshja që do luhet nesër kundër Suedisë në orën 19:00, është e dyta në muajin mars, për djemtë e drejtuar nga Sylvinho.
Takimin e parë e humbën 2 ditë më parë përballë Kilit në Itali. Disfata 0 me 3 la shije të hidhur, teksa ishte humbja e parë nën drejtimin e Sylvinhos pas 8 ndeshjeve.
Poll