
Sapo ka përfunduar ndeshja mes Manchester United dhe Bournmouth me rezultatin 5-2. ''Djajtë e kuq'' marrin një fitore jetike në luftën për Champions league, e kjo falë një paraqitje dinjitoze. Të besuarit e Solskjaer e nisën jo në mënyrën e duhur takimin, ku e panë veten në disavantazh pas 15 minutash (Stanislav). Përmbysja erdhi shpejt ku në harkun e 30 minutave (Greenëood, Rashford, Martial), të kuqtë shënuan 3 herë.
E dyta më pas nuk kishte histori, ku ishte radha e rrjetës së dytë personale të Greenwood dhe vulës së Bruno Fernandes. Në ndeshjen tjetër, Leciester fiton 3-0 dhe hipotekon kualifikimin në Champions.
Poll