
Mbrëmjen e sotme është luajtur një ndeshje shumë e rëndësishme në Premier League. Manchester City ka pritur në shtëpi skuadrën e Arsenal, e vlefshme për javën e 25 të kampionëtit.
Ndeshja ka përfunduar me rezultatin 3-1 për skuadrën e drejtuar nga Pep Guardiola. Golat janë shënuar të 3 nga Aguero, i cili ka qenë në nëj formë shumë të mirë. Për miqtë ka barazuar shifrat përkohësisht në 1-1 Koshielni.
City me këtë triumf renditet në vendin e dytë me 59 pikë, por ka një ndeshje më shumë se Liverpool, që nuk e ka luajtur ende sfidën e javës së 25-të.
Poll