
Manchester City triumfon në superndeshjen e javës së 13-të ndaj Chelseat me rezultatin 2-1. Në këtë mënyrë City rikthehet tek qetësia në klub, teksa merr tre pikë të rëndësishme ndaj Chelseat pas humbjes me Liverpool.
Chelsea arriti të shënonte i pari me Kante, por të besuarit e Guardiolës arritën të përmbysnin rezultatin që në pjesën e parë me anë të Mahrez dhe De Bruyne. Pjesa e dytë u zhvillua me intensitet të lartë duke prodhuar një lojë tipike angleze me aksione nga të dyja skuadrat. Në fundin e sfidës Sterling shënon golin e tretë, por arbitri Atkinson e anullon me VAR. Gjithësesi kjo nuk ndikoi në rezultatin e ndeshjes e cila u mbyll me rezultatin 2-1 për Manchester Cityn.
Për Chelsean kjo ishte humbja e dytë në kampionat pas 7 fitoreve radhazi. Një rekord i vendosur nga trajneri Lampard me blutë e Londrës.