
Erling Haaland i ka dhënë fitoren 1-0 Manchester City në miqësoren e Chicagos kundër Bayern Munich. Të besuarit e Guardiolës i janë falur talentit norvegjez, që debuton me gol pas 12 minutash loje me fanellën e City-t.
Ndeshja e mitikut Lambeau Field (Green Bay) ka pasur interes të lartë nga tifozët, që kanë përkrahur idhujt e tyre. Si Nagelsmann dhe Guardiola kanë provuar emrat e rinj të afruar, teksa i kanë dhënë mundësi shumë lojtarëve që të luajnë gjatë 90 minutave. Aventura dhe turneu amerikan vijon ende për dy skuadrat, që janë në fazën përgatitore.
🔵 GOAL!
— Footy Goals (@fastfootygoal) July 23, 2022
Erling Haaland scores his first goal as a Manchester City player. (via @lyajhd )
Bayern Munich 0 - [1] #ManCity#FCBMCI | #MCFC
pic.twitter.com/LpMhbkSYis