
Janë zhvilluar dy çerekfinalet e radhës për Kupën e Amerikës Latine. Argjentina mposhti 3-0 Ekuadorin, falë kapitenit Leo Messi. Dy asiste dhe një supergol në fundin e ndeshjes për "Pleshtin", që i drejtohet kështu një trofeu me kombëtaren e tij. De Paul në pjesën e parë dhe Martinez në të dytën kishin shënuar më herët.
Fitore pas penalltive edhe për Kolumbinë, që largon Uruguajin e Suarez dhe Cavanit nga Kupa e Amerikës. Sfida përfundoi me rrjeta të paprekura, ndërsa nga ruleta e penalltive, fati i buzëqeshi kolumbianëve. Gjysmëfinalja e dytë është ajo mes Argjentinës dhe Kolumbisë.
Poll