
Bayern Munchen ka fituar 5-3 finalen e Superkupës së Gjermanisë kundër Leipzig. Kampionët e Gjermanisë kanë vënë gjithçka në diskutim në pjesën e dytë teksa i lanë terren kundërshtarit. Pjesa e parë e takimit përfundoi me shifrat 3-0. Kursë në 45 minutat e dyta, bavarezët u mjaftuan vetëm me 2 gola, ndërsa nxorrën topin plot 3 herë nga rrjeta e tyre.
45 minutat e para ishin fantastike për të besuarit e Hansi Flick që nuk e diskutuan në asnjë moment triumfin. Në minutën e 14-të, Musiala hapi serinë e golave duke ndëshkuar Leipzig. 17 minuta më vonë ishte Sadio Mane që nuk fali i vetëm me portierin kundërshtar. Goli i parë zyrtar për Mane me fanelën e gjermanëve. Ndërsa në fund të pjesë së parë, në minutën e 45-të ishte Pavard që vulosi fatin e këtij fraksioni loje.
Pjesa e dytë nis me gol për Leipzig teksa në minutën e 60-të, Halsetenberg shënon të parin. Bayern kundërpërgjigjet menjëherë me Gnabryn që realizon 6 minuta më vonë. Në të 89-tën, Olmo ngushton shifrat në 3-4. Atëherë kur nuk pritej, në minutën e 8-të shtesë, Sane vulos rezultatin në 5-3.
🔴 GOAL!
— Goal Replays (@footygolazos) July 30, 2022
Serge Gnabry makes it four to Bayern Munich#RBLFCB | #BayernMunich
pic.twitter.com/YtqZ8l4yKA
🔴 GOAL!
— Goal Replays (@footygolazos) July 30, 2022
Benjamin Pavard makes it three to Bayern Munich#RBLFCB | #BayernMunich
pic.twitter.com/cz2m4rE0UB
🔴 GOAL!
— Goal Replays (@footygolazos) July 30, 2022
Sadio Mané scores his first competitive goal as a Bayern Munich player#RBLFCB | #BayernMunich
pic.twitter.com/TTk5C0m4KV
🔴 GOAL!
— Goal Replays (@footygolazos) July 30, 2022
Jamal Musiala scores the first goal of the game for Bayern Munich#RBLFCB | #BayernMunich
pic.twitter.com/f8sZMLvksl