Luiza Gega nuk ka rivalë në atletikë. Atletja shqiptare ka arritur sërish të triumfojë në Lojrat Olimpike që po zhvillohen në Poloni.
Gega ka mundur të fitojë në 5000 m në kohën 15:32.39 në kampionatin ekipor që po mbahet në Krakoë. Në këtë mënyrë Luiza konfirmon edhe njëherë formën e mirë fizike që atletja ka.
“Nuk ishte garë e lehtë. Vajza që doli e dyta është e treta në botë. Ka dalë kampionë Europe në 2018 dhe e dija që nëse do të mbante deri në fund atë ritëm do të dilja e para, sepse unë di që jam më e shpejtë se ajo. Jam sportistja më e shpejtë dhe e ndjeja vetën komode. Nuk doja të vrapoja shpejt pasi po ruhesha për garën e ardhshem ku synoj që gjithashtu të fitoj. Është gara ime kryesore me 3000 metra me pengesa dhe do të përpiqem të realizoj brenda një kohe të shpejtë. Do të jetë e vështirë pasi nuk kam kundështare të forta që të më nxisin , por unë do të jap maksimumin për të fituar”, ka theksuar atletja shqiptare.