
Teksa jemi nën regjinë e Kupës së Botës, të gjithë klubet kanë zhvilluar disa ndeshje miqësore me lojtarët që u kanë mbetur për të mbajtur të ndezur muskujt pasi në këtë periudhë të vitit janë mësuar të jenë në fushë çdo javë.
Dy gjigantët europianë, Liverpool dhe Milan, janë përballur ditën e sotme në një ndeshje në Dubai. Skuadra angleze ka fituar bindshëm me rezultatin 4-1 ku sulmuesi Darwin Nunez ka shënuar dopietë pas kthimit nga Botërori me Uruguain.
Liverpool 4-1 Milan (Salah 5’, Thiago 41’, Nunez 82’, 88’/ Saelemaekers 29’)
LIVERPOOL (4-3-3) – Kelleher; Milner, Matip, Gomez, Robertson; Elliott, Bajcetic, Thiago; Salah, Firmino Oxlade-Chamberlain
MILAN (4-2-3-1) – Tatarusanu; Kalulu, Thiaw, Gabbia, Pobega; Tonali, Krunic; Saelemaekers, Adli, Rebic; Lazetic
Poll