
Pjesa e parë (17:30) / Manchester United 0-4 Liverpool (Keita 5', Jota 13', Salah 38', 45+5')
Manchester United dhe Liverpool dhuruan 45 minuta spektakolare në përballjen mes tyre në javën e 9 në Premier League. Pjesa e parë ka folur totalisht për miqtë e Klopp, që i kanë shënuar katër herë djemve të Solskjaer.
Keita në të 5, Jota në të 13 dhe dy herë Salah në të 38 dhe 45+5, kanë vendosur pjesën e parë. Pritet reagim nga Djajtë në të dytën, që kanë marrë katër "shuplaka" në 45 minuta lojë.
Poll