Frankfurt fitoi dje kompeticionin e Europa League, duke kthyer një kupë europiane në klub për herë të parë pas 42 vitesh. Gjermanët nuk e kishin aspak të lehtë përballë Rangers. Fillimisht e panë veten në disavantazh, pasi skocezët shënuan të parët.
Barazimi nuk vonoi shumë nga gjermanët, për ta çuar ndeshjen në shtesa, të cilat nuk prodhuan fitues. Në goditjen e penalltive, Frankfurt u tregua më i saktë duke fituar 5-4. Kjo arritje u festua gjerësisht në qytetin e Frankfurtit.
Fituesit e harruan gjumin, duke e shijuar suksesin në orët e vona të natës. Ndërsa tani, më shumë se 100 mijë tifozë janë të pranishëm në rrugët e qytetit, duke pritur ardhjen e ekipit. Festa që pritet siç dinë dhe kanë bërë vetëm ata gjatë gjithë sezonit.