Robert Lewandowski u largua nga Bayern Munich për t’ju bashkuar Barcelonës gjatë verës. Polaku pati një luftë nervash me klubin, deri në momentin kur bavarezët arritën akordin me katalanasit. Dhe pse ka kontribut të padiskutueshëm me fanellën e Bayern, tifozët nuk e pritën aspak mirë këtë situatë.
Kështu ditën e sotme ylli i sulmit u rikthye në Munich për të takuar shokët e skuadrës dhe pjestarët e klubit. Si duket kjo ishte “lamtumira”. Nuk mund të mungonin tifozët, të cilët dhe pse të zhgënjyer ndodheshin aty. Disa për të shprehur pakënaqësitë, të tjerë për të shkrepur fotot e fundit.
“Hala Madrid”, dëgjohet një prej tifozëve që thumbon kështu polakun, i cili do rivalizojë me Real Madrid në La Liga gjatë sezonit të ardhshëm.