Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

VIDEO/ LeBron James nuk njeh rivalë, thyen rekordin e shënuesit më të mirë në NBA pas 39 vitesh

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ LeBron James nuk njeh rivalë, thyen rekordin e shënuesit
LeBron James nuk ka rivalë në NBA, pasi ëhstë bërë koshashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në historinë e NBA-së.  Në ndeshjen ndaj Oklahoma City që LA Lakers zhvilloi, LeBron arriti të shënonte pikën e 36-të në ndeshje dhe të 38.388 në karrierën e tij. Më këtë pikë ai thyen rekordin e Kareem Abdul Jabbat, i cili kryesonte për 39 vite. Të gjithë për të festuar ndërsa turma e mbushur me energji në “Crypto.com Arena” të Los Anxhelos shpërtheu nga gëzimi. Zyrtarët e ndërprenë lojën për ta nderuar në fushë, ku nëna, gruaja dhe fëmijët e tij u takuan dhe e përqafuan. Komisioneri i NBA Adam Silver e uroi atë dhe Abdul Jabbar, i pranishëm dhe duke duartrokitur Lebronin për rekordin e thyer. James nuk ka ndërmend të ndalet, ky rekord pritet të thellohet edhe më shumë. Për fat të keq, 38 pikët e James nuk i mjaftuan Lakers për të fituar pasi përballë Oklahoma City ku mposhtën me rezultatin 130-133.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga