Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ LAZIO nuk kursehet, ekipi i shqiptarëve shënon 4 herë në Kupë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ LAZIO nuk kursehet, ekipi i shqiptarëve shënon 4 herë

Lazio 4-0 Cremonese (Patriç 10', Parolo 26', Immobile 58' Bastos 89')

Është mbyllur ndeshja mes Lazios dhe Cremoneses, e vlefshme për 1/8 e Kupës së Italisë. Të besuarit e Inzaghit kanë kaluar në avantazh në minutën e 10 me Patriç dhe më pas Parolo në minutën e 26 ka shënuar golin e qetësisë.

Në momentin e dyfishimit ka pasur frikë në fushë, me portierin mik që ka pësuar një lëndim. Pas mjekimit në fushë, stafi mjekësor ka vendosur se "gardiani" duhet zëvendësuar, duke tejkaluar kështu një situatë të vështirë.

Pjesa e dytë ka parë sërish në sulm bardhekaltrit, që kanë shënuar nga pika e bardhë me Immobilen për 3-0. Teksa pritej që ndeshja të përfundonte, ka qenë Bastos që ka vulosur shifrat për 4-0.

Formacionet:

Lazio: Proto; Bastos, Luiz Felipe, Acerbi; Patric, Parolo, Cataldi, Berisha, Jony; Adekanye, Immobile

Cremonese: Agazzi, Arini, Biancheti, Carriaciolo, Castagneti, Ciofani, Deli, Palombi, Renzeti, Terranova, Zortea

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga