
Interi arriti të fitonte 3-1 ndaj Lazios në “San Siro” në ndeshjen e javës së 32-të të Serie A. Një sfidë që ishte spektakolare në pjesën e dytë. 45-minutat e para të këtij dueli u mbyllën në avantazh 1-0, ndërsa në fraksionin e dytë zilatërtit treguan forcën e vërtetë të tyre.
Golit të Felipe Anderson në minutën e 30-të do t’i përgjigjej Martinez në minutën e 78’, Gosens 83’ dhe Martinez 90’. Një fitore që gëzon jo vetëm zikaltërtit por edhe napolitanët, të cilët ditën e sotme bënin tifo për djemtë e Simone Inzaghi, pasi një fitore ndaj Salernitanas do tu japë titullin kampion ditën e sotme.
Pas kësaj fitoreje zikaltërtit shkojnë në kuotën e 57 pikëve në vendin e 4-të, teksa në vendin e 5-të e zbret Milanin po ma kaq pikë.