
Barcelona-Inter 2-1
Mbyllet ndeshja. Barcelona fiton me përmbysje ndaj Interit.
Suarez përmbys Interin duke shënuar golin e dytë. Në minutën e 85-të, Messi jep një asist fantastik për Suarez që nuk gabon duke e dërguar topin në rrjetë.
Barcelona barazon sfidë në minutën e 58-të me Suarez. Një goditje nga jashtë zone e sulmuesit që e dërgon në rrjetë.
Pjesa e parë mbyllet me avantazhin e Interit.
Nis me gola sfida mes Barcelonës dhe Interit. Zikaltërit shënojnë që në minutën e 3-të me Lautaro Martinez që shtang "Camp Nou. Sulmuesi argjentinas godet me të majtën duke e dërguar topin në rrjetë.
BARCELLONA (4-3-3): Ter Stegen; Semedo, Pique, Lenglet, Semedo; Arthur, Busquets, De Jong; Messi, Suarez, Griezmann
INTER (3-5-2): Handanovic; Godin, De Vrij, Skriniar; Candreva, Barella, Brozovic, Sensi, Asamoah; Sanchez, Lautaro Martinez