
Kush tha që Van Dijk nuk driblohet. Shumë lojtarë të nivelit të lartë kishin luajtur përballë tij, por për ta dribluar e kishin shumë të vështirë.
Megjithatë, mbrëmjen e djeshme ka qenë Hëang Hee-chan, Koreano-Jugori, i cili luan me Sanzburg, ai i cili ka bërë një driblim shumë të bukur ndaj hollandezit dhe më pas e ka dërguar topin në fundin e rrjetës së Liverpool.
Mbrëmë është luajtur ndeshja mes Liverpool dhe Salzburg, që ka përfunduar me rezultatin 4-3 për të kuqtë. Kampionët e Europës e mbyllën pjesën e parë me rezultatin 3-1 dhe u duk sikur do e kishin të thjeshtë për të shkuar tek fitorja, por që në fakt pjesa e dytë mori një tjetër rrjedhë. Miqtë për kap minuta çuan gjithçka në rezultatin 3-3, por Salah kaloi të tijtë sërish në avantazh me golin e 4 dhe takimi u mbyll 4-3. Kjo sfidë ishte e vlefshme për Grupin E në Champions League.
Për momentin, grupin e kryeson Napoli me 4 pikë, më pas Salzburg dhe Liverpool me 3 pikë, kurse në fund Genk është me vetëm 1 pikë.