
PSG-ja u mposht dje me përmbysje 2-1 nga Man City në transfertë. Skuadra franceze nuk bëri një ndeshje të mirë, ndërsa në fushë nuk kanë munguar as debatat mes lojtarëve. Në minutat e fundit të ndeshjes, Neymar humbet topin afër zonës së PSG-së, ndërsa mesfushori Parades e kritikon.
Debati mes të dyve ka vazhduar edhe më tej, ndërsa nuk kanë munguar gjestet me duar. Neymar nuk e priti mirë kritikën nga Parades që i kërkoi të angazhohej më shumë dhe ta merrte ndeshjen me seriozitet. Siç duket milionat e PSG-së së mbushur me yje nuk bëjnë punë pasi lojtarët nuk janë në harmoni me njëri-tjetrin dhe shpeshherë debatojnë mes tyre. Ky nuk është rasti i parë te PSG-ja, pasi disa javë më parë Mbappe e quajti brazilianin “barbon” pasi nuk I pasonte topin.