
Japoni – Kosta Rikë 0-1
Kupa e Botës
Grupi E
Stadiumi: “Ahmad bin Ali”
Arbitër: Michael Oliver
Ndeshja: Japonia nuk ia ka dalë që të sigurojë një pikë nga takimi me Kosta Rikën. “Samurai Blu” të dehur nga suksesi me Gjermaninë, janë mposhtur me shifrat 0-1 nga Kosta Rika. Fitorja e latinëve ka rihapur llogaritë në grupin E.
Një përgjumje totale e dy ekipeve në pjesën e parë të ndeshjes, ku nuk arritën të shënonin asnjë goditje në portat respektive. Japonia ishte më këmbëngulese në startin e pjesës së dytë duke sulmuar me forca të shumta në sulm, por Kosta Rika tregoi stabilitet në prapavijë. Një kundërsulm i Kosta Rikës, gjeti të përhumbur mbrojtjen japoneze ku Fuller në të 81’ arriti të ndëshkonte portierin pas një dalje të pa studiuar mirë.
Kosta Rika aktualisht ngjitet në vendin e dytë pas kësaj fitore, duke shpresuar në një rezultat pozitiv ndaj Gjermanisë në ndeshjen e fundit. Çdo gjë mbetet e hapur pasi në mbrëmje Spanja dhe Gjermania mund të vendosin shumë për fatin e Japonisë dhe Kosta Rikës.:
Formacionet zyrtare:
Japonia (4-2-3-1): Gonda; Yamane, Itakura, Yoshida, Nagatomo; Endo, Morita; Doan, Kamada, Soma; Ueda
Kosta Rika (5-3-2): Navas; Fuller, Duarte, Calvo, Oviedo, Waston; Borges, Tejeda, Torres; Contreras, Campbell
Komenti minutë pas minutë:
90'+6' Përfundon takimi
89' Japonia e pafat, Navas deçiziv për të tijët
81' Kosta Rika bë befasinë e madhe, ndëshkon Japonezët dhe merr avantazhin
46' Nis pjesa e dytë
45'+1' Mbyllet pjesa e parë
30' Sulme nga të dyja krahët, por shënjestra në portë mungon.
1’Starton takimi me topin e shkelmuar nga Kosta Rika